Departamenti Rajonal i Mbrojtjes Civile të Sicilisë ka lëshuar një njoftim pas aktiviteteve vullkanike të cilat ditët e fundit kanë çuar edhe në mbylljen e aeroportit të Katanias, duke e cilësuar situatën e Etna-s si një ‘paralajmërim’ me një probabilitet të lartë për shpërthime të reja.

Buletini i alarmit të aviacionit civil ka kaluar nga jeshile në të verdhë, por për momentin nuk ka pasoja në funksionimin e aeroportit ndërkombëtar të Katanias, i cili mbetet funksional, edhe pse në faqen zyrtare të internetit të aeroportit thuhet “e pamundur të ngarkohet lista e fluturimeve”.

Artikulli paraprakSAMITI G20 NË INDI PËRJASHTON UKRAINËN DHE FTON RUSINË
Artikulli tjetërKA ARDHUR KOHA TË MENDONI SERIOZISHT NËSE VËRTET DËSHIRONI TË PËRPARONI MË TEJ NË MARRËDHËNIEN TUAJ… HOROSKOPI PËR SOT