Shqipëria dhe Italia nënshkruan këtë paradite marrëveshjen për njohjen reciproke të Sigurimeve Shoqërore.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Itali, teksa ka qenë ministri i punëve të jashtme të Italisë Antonio Tajani dhe homologut shqiptar Igli Hasani të cilët kanë nënshkruar.

“Moment shumë i rëndësishëm për shqiptarët që punojnë në Itali. 15 vite përpjekje, mirënjohje të gjithë atyre që kanë kontribuuar për këtë moment. Mirënjohje ministrit Tajani për kontributin personal”, u shpreh Hasani.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, një arritje e shumëpritur për mbi 500 mijë shqiptarë në vendin e dashur fqinj, falë një përpjekjeje këmbëngulëse prej thuajse një dekade, në kërkim të këtij rezultati që dukej i pamundur për vetë peshën financiare të një marrëveshjeje të tillë”, shkruan Rama në Facebook.

Kështu, në sajë të kësaj marrëveshjeje, shqiptarët do të përfitojnë ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore, trajtim i barabartë të personave të punësuar dhe për të vetë punësuarit.

Marrëveshja do të zbatohet për legjislacionet që lidhen me:

Sigurimin për pleqërinë, invaliditetin, pensionin familjar (pasjetuesit);

Sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen;

Sigurimin e papunësisë.

Artikulli paraprakKAOSI NË KUVEND, BARDHI: VIJOJMË AKSIONIN, LIGJIN PËR KOMISIONET HETIMORE E ÇOJMË NË KUSHTETUESE
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN 2 SHTETAS, 1 I PROCEDUAR DHE 2 NË KËRKIM