Drejtuesi i një skafi është shpëtuar sot nga policia, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt në mes të detit. Ngjarja ndodhi në bregdetin e Jalës.

NJOFTIMI I POLICISE
Policia Kufitare e Dhërmiut i vjen në ndihmë shtetasit që kishte ngelur në det dhe e kishte të pamundur kthimin në breg, si pasojë e defektit në mjetin e tij lundrues skaf.

Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se 1 drejtues mjeti lundrues skaf, që ishte duke lundruar në det, në plazhin 📍Jalë, Dhërmi, e kishte të pamundur të kthehej në breg, pasi mjeti që ky shtetas drejtonte, kishte pësuar një defekt.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesit të mjetit lundrues, që rrezikonte mbytjen.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të mjetit lundrues, si dhe të drejtuesit të tij që ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112📞 dhe në Komisariatin Dixhital📲, çdo rast të paligjshmërisë.

Artikulli paraprakAZHBR TAKIM ME FERMERËT E QARKUT SHKODËR
Artikulli tjetër“KOPJUAN TEKNOLOGJINË MBI VAKSINËN KUNDËR COVID-19”, MODERNA PADIT PFIZER & BIONTECH