Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka zhvilluar një takim me fermerët e qarkut Shkodër në kuadër të informimit mbi thirrjen e re për mbështetjen e grurit vendas. Spartak Arizi, përgjegjës në drejtorinë e pranimit të aprovimit të projekteve të skemës kombëtare tha se minimalja e sipërfaqes së tokës bujqësore është 1 ha, përndryshe aplikimet nuk do të pranohen.

Përgjegjësi Arizi tha se gruri duhet të jetë I çertifikuar, në të kundërt aplikimi I fermerëve nuk do të pranohet.

Gjatë muajit shtator pritet të miratohet edhe fondi prej 500 milione lekë për mbështetjen e fermerëve që nuk janë bërë pjesë e skemave të tjera mbështetëse.

Thirrja do të hapet më 1 shtator e do të jetë aktive deri më 23 shtator. Përgjatë këtyre ditëve fermerët mund të aplikojnë online në e- Albania.

 

Artikulli paraprakARTISTËT E NJOHUR ITALIAN NË SHKODRA JAZZ FESTIVAL
Artikulli tjetërIU PRISH SKAFI NË MES TË DETIT, SI U SHPËTUA DREJTUESI I MJETIT LUNDRUES NË JALË