Në kuadër të 100 vjetorit të te marredhenieve Shqiperi – Amerike në qytetin e Shkodrës prej ditësh janë zhvilluar një sërë aktivitetesh artistike dhe kulturore. Mbremjen e se premtes, kengetaret Rezarta Smaja dhe Jozefina Simoni kane mbajtur nje koncert ne pedonalen e qytetiti ku kane performuar disa nga kenget me te njohura.

Aktivitetet kane vijuar edhe gjate dites se sotme ku fokusi ishin femijet, të cilët shijuan performaca artistike- kulturore, lojëra dhe animacione të zgjedhura posaçërisht për ata.
Një nga organizatorët e këtyre aktiviteteve që po zhvillohen prej ditësh në Shkodër, Paul Loufquist i cili është presidenti i fondacionit “Abraham Lincoln” shprehet se bashkëpunimi mes Amerikës dhe Shqipërisë ka nisur prej vitesh dhe do të vijojë edhe për shumë të tjera.

Në ditët në vazhdim do të ketë dhe një sërë aktivitetesh të tjera në kuadër të 100 vjetorit të marrdhënieve diplomatike midis shtetit Shqiptar dhe atij Amerikan.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, BANDA AMERIKANE TRAJNIM PËR MUZIKANTËT E RINJ
Artikulli tjetërSHQIPËRIA POROSIT RAKETAT QË SHKATËRRUAN TANKET E PUTINIT, REAGON PELESHI