Mëngjesin e së premtes, ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto i ka dorëzuar dorëheqjen fillimisht kryeministrit Edi Rama në Kryeministri dhe më pas ka informuar për këtë vendim kreun e LSI-së, Ilir Meta, në një takim kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, takim që zgjati vetëm 10 minuta.

Sokol Dervishi e do të jetë pasuesi i Haxhinastos në krye të transporteve, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës, aktualisht shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit. Te dyja paleve që iu dorëzua dorëheqja, as kryeministri dhe as LSI nuk shfaqën pakënaqësi ndaj Haxhinastos në komunikimet zyrtare me median dhe zëvëndësimin e tij e justifikuan me angazhim në parti. “Ministri Haxhinasto i ka paraqitur sot kryeministrit dorëheqjen e tij nga detyra, për shkak të angazhimit të mëtejshëm në parti. Kryeministri e ka falenderuar ministrin e Infrastrukturës e Transporteve për punën e bërë në krye të këtij dikasteri, kontributin e tij aktiv në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunimin shumë të mirë me të”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.“Edmond Haxhinasto do të angazhohet në programin politik e elektoral të LSI.  LSI-së, që së afërmi ka Konventën Zgjedhore, ku do të ketë rishikim të programit”, deklaroi Petrit Vasili nga LSI.

Artikulli paraprakLARGOHET NGA DETYRA MINISTRI EDMOND HAXHINASTO
Artikulli tjetërDORËHEQJA E HAXHINASTOS, VASILI: E ZËVËNDËSON SOKOL DERVISHI