Kalojnë listat e 15 partive për 18 qershorin, PD braktis KQZ

Listat shumëemërore të partive sot kanë sjellë përplasje mes anëtarëve të majtë dhe të djathtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Përfaqësues të PD-së në KQZ u shprehën se nuk ka kohë fizike për të shqyrtuar të gjitha listat e partive. Sipas tyre nevojitet 1 dite kohe per ta bere kete gje, ndërsa Biba u shpreh se ato duhen mbyllur. Anëtarët e djathtë në shenjë proteste braktisin mbledhjen dhe largohen duke bojkotuar tryezën e sotme. Kjo u konsiderua si tentativë për shtyrje artificiale të kohës nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Eridian Salianji, i cili tha se këto verifikime i kishte bërë njëherë administrata e KQZ. Pas hedhjes në votim të propozimit, anëtarët e shumicës votuan kundër dhe kjo u bë shkak që përfaqësuesit e opozitës të braktisnin mbledhjen. Pavaresisht kësaj, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi listat shumëemërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit. 27 kandidatë rezultuan se kishin marrë dënime nga gjykatat por që nuk ndaloheshin për të kandiduar në bazë të ligjit të dekriminalizimit. Ndërsa për zgjedhjet e Kavajës, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve konstatoi formalisht se asnjë komisioner nuk ishte paraqitur për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore, duke e bërë të pamundur zhvillimin e votimit për këtë Bashki. Gjithsej për zgjedhjet e 18 qershorit janë regjistruar 15 parti politike. Afati i fundit për miratimin e fletës së votimit, është data 9 maj Tre anëtarët e PD: Vendimmarrja e KQZ abuzive, u shkel Kodi Tre anëtarët e opozitës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, zv/kryetari i këtij institucioni Hysen Osmanaj dhe dy anëtarët, Vera Shtjefni dhe Klement Zguri, kanë sqaruar arsyet se pse braktisën mbledhjen e KQZ-së. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, përfaqësuesit e PD akuzojnë KQZ-në se mori vendimmarrje abuzive sa i takon miratimit të listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë. Sipas tyre, KQZ nuk mori parasysh kërkesën e tre anëtarëve për verifikimin e dokumentacionit të paraqitur nga partitë politike. Duke e cilësuar vendimin e tij për të miratuar listat shumë emërore tre anëtarët thonë se kjo është një tjetër shkelje. KQZ gjobit PS Pas Lëvizjes Socialiste për Integrim, edhe Partia Socialiste është gjobitur me 1 mln lekë nga KQZ pasi nuk kanë respektuar nenet për kuotat gjinore. Lista e PS në qytetin e Beratit kryesohet nga Blendi Klosi, Ermonela Valikaj, Atnor Shameti e ndërsa ndiqet më pas nga tre meshkuj të tjerë. Siç parashikojnë nenet 67 dhe 175 të Kodit Zgjedhor, 1 në 3 emrat duhet të jetë i gjinisë tjetër. Në këtë rast kemi të bëjmë me një diskriminim për femrat.

Artikulli paraprakCUNGU: S’KEMI PJEKURINË E DUHUR PËR TË MENAXHUAR LOJËN
Artikulli tjetërPO PËRGATISNIN EKSPLOZIV ARTIZANAL, PRANGA BIZMESNENIT DHE PUNËTORIT