Një 24-vjeçar nga Islanda u arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit, pasi në makinën e tij u gjet një sasi prej 5.5 kg kanabis.

Policia e Shkodrës sqaron se: “Në vijim të punës për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga shërbimet e Policisë Kufitare me datë 24.09.2017, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike ku u arrestua në flagrancë shtetasi Armann Olafsson, 24 vjeç, banues në Islandë”.

Sipas policisë arrestimi i shtetasit të lartëpermendur u bë pasi në Piken e Kalimit Kufitar Hani Hotit, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në mjetin e tij , me targë PX8838, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.5 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakDITA NIS ME SHI, MOS HARRONI TË MERRNI ÇADRAT
Artikulli tjetërPOGRADEC, 49-VJEÇARI: E VRAVA GRUAN PËR XHELOZI