Të përndjekurit politik janë pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike. Shkodra si qyteti simbol i vuajtes dhe përndjekjes nga regjimi, por edhe i rezistencës dhe shpirtit të lirë, ka qënë dëshmitarja më e mirë se si duhet të jetë qendresa e një kombi.
Pata kënaqësinë që gjatë një takimi me përfaqësuesit e kësaj shtrese dhe familjeve që e vuajtën mbi supe atë regjim, të flisja mbi projektin tonë për të kontribuar në ruajtjen e këtyre vlerave, njohjen e të rinjve me atë periudhë dhe promovimin e pasurimin e atyre vëndeve që dëshmojnë të shkuarën e errët që kaluam si komb. Kujtesa është ajo që një komb duhet ta udhëheqë, pasi në të kundërt rrezikojmë të na përsëritet e shkuara.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=623226006490842&set=pcb.623226949824081

Artikulli paraprakQEVERIA E KOSOVËS INSISTON NË MODELIN KROAT PËR ASOCIACIONIN
Artikulli tjetërKANDIDATI I PS BENET BECI: INVESTIMET STRATEGJIKE QË E ZHVILLOJNË SHKODRËN EKONOMIKISHT