Kreu i PD, Sali Berisha, është përplasur me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Berisha i ka thënë Manastirliut se e ka vendin te Dumani dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë.

Berisha e ka akuzuar ministren se ka dhënë tendera sekretë gjatë pandemisë, ndaj dhe sipas tij, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen pesë herë.

Nga ana tjetër, Manastirliu e ka quajtur Berishën një hipokrit, që gëzon për vdekjet, duke i thënë se gjatë qeverisjes së tij i pati kthyer spitalet në kioska.

Berisha: Qesh kjo mbrapa, edhe pse vendi ka regjistruar 20 mijë viktima. Nuk qeshet zonjë, ti duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë, dhe duhet të kishe shkuar aty ku e ke vendin, te Dumani. Ke bërë tendera sekretë në kulmin e pandemisë. Fjalorin e kam unë mos kij merak, por …!

Po si ka mundësi mo që keni vendosur policinë më të egër. Ku i gjeni këto rregulla ju? I gjeni në labirinthet psiqike të një njeriu, që ka kaluar çdo fazë normaliteti. Si ka mundësi që silleni në këtë mënyrë? Çfarë ju duken juve zgjedhësit tuaj, pse nuk flisni për ta.
Kapardiseni me luks, me çanta të qëndisura me safirë dhe me Swarovski apo diamante, si të jeni në sallat e modës. Ndaj dhe njëherë për qytetarët thirrja ime është kjo, nëse këta nuk kanë asnjë lloj ndjeshmërie

Manastirliu: Në tetë vite të qeverisjes tënde i bëre spitalet kioska, ku shiteshin pizhame. Nuk bëre asgjë përveçse ju vure kolegëve tuaj çimka, për të kuptuar se nga të vinte e keqja. Unë kam punuar dyfish, se po të kishe bërë gjë ti zotërote, do ishim duke bërë më shumë. Vetëm ti mund të gëzosh për vdekjen, se nuk të bën përshtypje ty vdekja, sikur s’të kanë bërë përshtypje vdekja e të pafajshmeve në Gërdec, kështu që për sa kohë je një hipokrit, nuk të shkon të flasësh për shëndetësinë dhe si u menaxhua pandemie, kur flet për fatalitete fjala ka vlerë, por më shumë vlerë se fjala kanë faktet dhe ajo që të vret ty Sali janë faktet dhe e vërteta.

Dhe e vërteta edhe për fatalitetet për fat të keq, tregojnë se Shqipëria e ka përballuar pandeminë me dinjitet dhe duke u përgatitur dhe duke i siguruar mbështetjen stafeve mjekësore dhe garancinë për qytetarët. Fol me fakte dhe mos bëj këtu u hipokritit sepse të njohin qytetarët dhe e gjithë bota, se ndaj të kanë shpallur non-grata.

Artikulli paraprakFOTO+VIDEO/ RRUFEJA GODET BANESËN, PO QËNDRONTE TEK KOMSHIU, HUMB JETËN 51-VJEÇARI
Artikulli tjetërTË DHËNAT E FUNDIT NGA MSH: 65 QYTETARË TË INFEKTUAR, ASNJË HUMBJE JETE NGA COVID-19 NË KËTO 24 ORË