Kapet me 23 kg kokainë, arrestohet trafikanti shqiptar

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar dje gjatë një aksioni policor në Itali, ku janë sekuestruar 23 kilogram kokainë. Në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar L.L. dhe italiani 59-vjeçar me iniciale M.R., raportojnë sot mediat lokale. Të dy u zunë në befasi nga efektivët në Sesto Fiorentino (Firence), teksa shkëmbenin një makinë të përdorur për transportin e drogës. Në mjet u gjet e fshehur 23 kg kokainë e pastër pas një kontrolli të imtësishëm në ofiçinë. Sipas medieve lokale, sasia e kokainës së sekuestruar vlente rreth 12 milionë euro. Ata u ndaluan poshtë banesës së 29-vjeçarit, tentuan t’ia mbathnin në këmbë, por përpjekja rezultoi e kotë. Në nja garazh që përdorej nga shqiptari u gjetën edhe 16.450 euro, të dyshuara si të përfituara nga trafiku i drogës.

Artikulli paraprakARRESTOHET NJË NGA BASHKËPUNËTORËT E TRAFIKUT TË 710 KG DROGË
Artikulli tjetërZBULOHEN PYJET ME KANABIS, ASNJË I ARRESTUAR