Kapet sasi e madhe droge,ne pranga një trafikant

Një sasi e madhe droge është kapur gjatë natës në Vlorë. Një sasi prej 710 kilogramë kanabis sativa ishte duke u transp0ortuar me një furgon, kur është pikasur nga policia. Menjëherë kishte nisur ndjekja dhe bllokimi mjetit tip “Furgon” me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë. Nga këqyrja që i është ushtruar këtij mjeti, brenda në të është konstatuar një sasi me lëndë narkotike, e cila pas peshimit të përgjithshëm ka rezultuar në total: 710 kilogramë, e dyshuar e llojit kanabis sativa. Lënda narkotike ishte e ndarë dhe e vendosur në 27 pako të mbështjella me plastikë dhe natriban, si dhe në 8 çanta sportive, të cilat u bllokuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Selman Hamitaj, 71 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, dhe ka shpallur në kërkim 44-vjeçari me inicialet B. T., banues në Durrës, si autorë të dyshuar në lidhje me këtë ngjarje. Vazhdojnë hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtorë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Artikulli paraprakSEKUESTROHET 1 KV KANABIS NË ITALI, ARRESTOHET 1 ITALIAN, ARRATISEN DY SHQIPTARËT
Artikulli tjetërZGJEDHJET, DEMIRAJ MBLEDH DREJTUESIT E POLICISË