Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të Fredi Belerit, i cili kërkoi leje për t’u betuar si kryetari i bashkisë së Himarës. Beleri kishte bërë rekurs vendimin e Apelit të GJKKO-së, që i refuzoi kërkesën për t’u lejuar që të betohet.

Fredi Beleri ndodhet në qeli që prej 12 majit të 2023 i dënuar për blerje votash. Kërkesat e tij për t’u liruar nga qelia dhe për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, pasi fitoi zgjedhjet vendore të 14 majit, janë refuzuar nga shkallët e gjyqësorit. Gjykata e Posaçme e ka dënuar Belerin me dy vite burg me akuzën e korrupsionit në zgjedhje.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit me dyshimin se iu dha para qytetarëve të ndryshëm në Himarë, në këmbim të votave të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Artikulli paraprakLEXIMI TEK PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE
Artikulli tjetër“MALE SPEKTAKOLARE DHE LUGINA TË EGRA”, LE FIGARO ARTIKULL PËR VENDIN TONË