Në kuadër të ditës botërore të librit “Projekti Shpresa” zhvilloi një aktivitet me persona me aftësi ndryshe të quajtur “Hapni librin, hapni mendjen tuaj”. Psikologia Suela Ndoja tha se 18 persona trajnohen për t’u edukuar përmes librave në një program të posaçëm që projekti “Shpresa” ka.

E ftuar për të biseduar në këtë takim ishte poetja Arjola Zadrima e cila tha se mesazhi i vetëm përballë kësaj shtrese është se të gjithë jemi njësoj.

Përmes leximit të librave 18 personat me aftësi ndryshe kanë arritur që të përvetësojnë dije të shumta që ju shërbejnë për zhvillimin e tyre dhe integrimin e plotë në shoqëri.

Artikulli paraprakVLLAZNIA SKUALIFIKOHET NGA KUPA
Artikulli tjetërKËRKOI LEJE PËR T’U BETUAR SI KRYEBASHKIAK I HIMARËS, GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN E FREDI BELERIT