Kontinierët social ku janë vendosur 142 banorët e komunitetit rom qëndruan për afro dy vite e gjysëm të boshatisura pasi u ndërtuan. Gjatë kësaj kohe një pjesë e tyre kanë krijuar probleme të ndryshme. Abdi Gatali, një prej këtyre banorëve tregon se kontinierët kanë lagështirë të konsiderueshme dhe se është e vështirë për të qëndruar brenda.

56 vjeçari thotë se pavarësisht strehimit mbetet një problem i madh fakti që janë të papunë dhe nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike apo detyrime të tjera.

Ndërkohë banorët e komunitetit rom tregojnë se janë detyruar që t’i sigurojnë vetë të gjitha orenditë.Pas strehimit sfida për institucionet lidhur me banorët e vendosur tek ky kamp social në Shkodër mbeten të mëdha duke nisur nga punësimi, arsimimi apo integrimi i plotë i tyre.

 

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK INSPEKTON KAMPIN E RI TË ROMËVE
Artikulli tjetërSHTRENJTOHEN GJELAT, QYTETARËT: BLEJMË MË TË VEGJLIT