NUK PRANOHET SHKURTIMI I ADMINISTRATËS DHE ULJA E PAGAVE. Këshilli i Qarkut Shkodër ka votuar kundër shkurtimit të administratës të atij këshilli dhe uljen e pageve si dhe bllokimit të parave të mbetura nga viti i kaluar.

Vendimi i Qeverisë për të shkurtuar strukturën e këshillit të qarkut Shkodër dhe uljen e pagave për pjesën tjetër të administratës detyroi këtë këshill të zhvillojë një mbledhje jashtë radhe e cila u shoqërua me debate duke u shprehur kundër. Të paktë ishin ata që u shprehën pro strukturimit të ri. Në fund këshilli votoi kundër strukturimit të ri dhe tashmë i mbetet prefektit Paulin Radovani për t’ju drejtuar gjykatës. Qeveria ka sjellë fondin e pakushtëzuar për këshillin e qarkut por nga ana tjetër me ligjin për buxhetin ka kushtëzuar këtë fond që të përdoret vetëm në 15% e po ashtu të hiqen nga puna një pjesë e administratës. Kjo nuk është pranuar dhe tashmë ajo që do të vendosë është gjykata.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/LCW9oAD5UXY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAINERI: VLLAZNIA PËR FITORE ME TEUTËN
Artikulli tjetërNGRIHET INSPEKTORIATI SHTETËROR I SHËNDETIT