Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku 4 fëmijë kanë humbur jetën pasi një ‘kështjellë’ me tullumbace ku ata po luanin u ngrit në ajër nga era e fortë. Tragjedia ndodhi në shkollën fillore në Devonport, ku fëmijët po luanin, ndërsa viktima mbetën 2 djem dhe 2 vajza të moshës 10 vjeç.

Era e fortë bëri që ‘kështjella’ me tullumbace të fluturonte në ajër, ndërsa fëmijët ranë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Pas ngjarjes, ata u dërguan menjëherë në spital, por nuk mundën të mbijetonin.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen të tilla incidente në ‘kështjellat’ me tullumbace, ku në vitin 2019 2 fëmijë humbën jetën në Kinë pasi lodra shpërtheu.

Po ashtu e njëjta ngjarje u regjistrua edhe në Britaninë e Bashkuar, ku një vajzë humbi jetën pikërisht për shkak se lodra shpërtheu në një plazh në Norfolk.

Artikulli paraprak“I VDEKURI DHE ÇUPA NUK MBAHEN NË SHTËPI”, MODERATORJA E TRONDITUR NGA LIBRI I FJALËVE TË URTA SHQIPTARE
Artikulli tjetërI FTOHTI SIBERIAN ‘MBËRTHEN’ VENDIN, TEMPERATURA DERI NË -5 GRADË