Kisha Katolike është skeptike për futjen e lëndës së fesë në shkolla siç deklaroi kryeministri Edi Rama.

Në parim kisha e mbështet si ide por ngre disa pikëpyetje që ende nuk kanë një përgjigje. Famullitari i Shkodrës dom Artur Jaku shpreh këtë skepticizëm që ka kisha katolike për lëndën e fesë në shkolla. Faji në rastet e radikalizmit apo shthurjes shoqërore për kishën katolike nuk është i shtetit por i institucioneve fetare. Lënda e fesë në shkolla për kishën katolike nuk e cënon laicitetin në Shqipëri. Një ditë më parë përfaqësuesi i myftinisë Arben Halluni shprehur mbështetjen dhe dakordsinë e myftinisë për futjen e lëndës së fesë në shkolla gjë që në parim e pranon edhe kisha katolike por më parë kërkon që të ketë një ide më të qartë dhe një formim të brezave dhe jo thjeshtë informim për fenë.

Artikulli paraprakHAFIZI PËR REFERENDUMIN E PS, JA PSE DUHET HAPEN KUTITË
Artikulli tjetër“STAR SPORT”, TË FTUARIT: VLLAZNIA ZHGËNJEU NDAJ TEUTËS