“Star Sport” si çdo javë ka ardhur me një sërë temash të rëndësishme ku në fokus ka qenë humbja e Vllaznisë me Teutën por edhe takimi i zhvilluar përpara kësaj ndeshje në bibliotekën e qytetit ku skuadra u njoh me historinë e Shkodrës

Të ftuarit në “Star Sport” mendojnë se veç të tjerash sporti duhet të jetë edhe një argëtim që të largon stresin e përditshëm Në “Star Sport” prej kohësh tashmë mungojnë drejtuesit apo edhe futbollistët e Vllaznisë. Gazetari Pirro Ruvina që drejton këtë emision disa herë ka tentuar që në studio të jenë drejtues apo futbollistë të kuqebluve por nuk është bërë e mundur për shkak të një vendimi të klubit që ndalon drejtuesit dhe lojtarët të shkojnë në studio sportive, gjë e cila nuk është aspak normale aq më tepër në një kohë kaq të gjatë sepse ata që privohen për të ditur më shumë dhe për të mësuar se çfarë ndodh me Vllazninë është publiku dhe dalja në ekran nuk është asgjë më shumë se sa një detyrë për gjithsecilin.

Artikulli paraprakKISHA KATOLIKE SKEPTIKE PËR FUTJEN E LËNDËS SË FESË NË SHKOLLA
Artikulli tjetërVLLAZNIA, SHORT I VËSHTIRË, DY JAVËT E “MBIJETESËS”