Policia e Shëngjinit ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije, i cili kishte humbur në zonën e plazhit. Në një njoftim policia bën me dije se 7-vjeçari u është dorëzuar familjarëve pa asnjë problem shëndetësor.

Njoftim i policisë
Shëngjin, Lezhë
Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.
Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.
Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.

Artikulli paraprakNDRYSHIMET NË POLICI/PD: REFORMIMI I KLANIT TË SEKSERËVE TË ARDI VELIUT. POLICIA DO T’U KTHEHET QYTETARËVE KUR TË NDËSHKOHEN LIDHJET E POLITIKËS ME KRIMIN
Artikulli tjetërCOVID-19 MERR SËRISH JETË NË KOSOVË, 2 TË VDEKUR DHE 8 RASTE TË REJA ME KORONAVIRUS