Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë, Radmila Shkerinska-Jankovska, ka realizuar vizitën e parë në Shqipëri.

Në ceremoninë e takimit, Ministrja shqiptare Mimi Kodheli theksoi se Shqipëria do të mbështesë qeverinë e Shkupit në integrimin në NATO.

Kodheli: Vlerësojmë dhe nxisim në vazhdimësi përpjekjet dhe punën e Maqedonisë për reformat në fushën e mbrojtjes. Shqipëria, si një anëtare e NATO-s, ndjek nga afër përpjekjet e Maqedonisë për t’iu bashkuar Aleancën. Në mbështetjen që ne i japim plotësisht aspiratave euro-Atlantike të popullit maqedonas dhe përgjithësisht të vendit tuaj janë ato që ju dini por që do të vazhdojnë. Ne jemi këtu për të thënë që do të vazhdojmë të mbështesim Maqedoninë në rrugën e saj integruese drejt NATO-s.

Nga ana e saj, Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë vuri theksin tek reagimi i përbashkët ndaj rreziqeve që mund tu kanosen të dyja vendeve.

Kodheli: Maqedonia po investon përpjekje të konsiderueshme për të eliminuar të gjitha vërejtjet e bëra dhe shpresojmë se, qasja jonë e re do të shihet dhe vlerësohet nga partnerët tanë, për këtë ne kemi nevojë për një mbështetje të fortë nga miqtë tanë më të afërt siç është dhe Shqipëria. Edhe njëherë do të doja të shprehja mirënjohjen time për bisedat e shkëlqyera dhe jam e sigurt se udhëheqësit e dy vendeve tona dhe dy ministritë tona do të provojnë si shumë herë më parë se inkurajimi i vlerave evropiane dhe një qasje e sinqertë mes fqinjëve, janë drejtimi i duhur për të shtruar rrugën drejt të ardhmes për qytetarët tanë.

Ushtarakët e Shqipërisë dhe Maqedonisë shërbejnë në operacione të përbashkëta në veri të Afganistanit, në Mazar-e-Sharif, si pjesë e njësisë së përbërë nga vende të rajonit tonë.

Artikulli paraprakLEZHE :ÇIKLOMOTORI BIE NË LUMIN GJADËR, VDES 70-VJEÇARI, SHPËTON MBESA E TIJ
Artikulli tjetërTURQIA ‘SFIDON’ NATO-N, BLEN SISTEMIN RAKETOR RUS S-400