LEJA E LINDJES, TASHMË EDHE NË SHQIPËRI KANË TË DREJTË TË DY PRINDËRIT. Qeveria publikon disa ndryshime në kodin e puëes me qëllim vendosjen e nje raporti të drejte mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Në ndryshimet në kod bëjne pjesë pagesa për punët e vështira dhe në orët e vona, lejen e lindjes dhe shëndetit në punë, si dhe punësimin e përkohshëm.Në Kod sanksionohet se çdo punëmarrës gëzon të drejtën për të marrë lejen vjetore dhe kjo leje nuk mund të zëvendësohet më me kompensim financiar. Ndërkohë që, për çdo gjashte orë pune, punëdhënësit do të kenë detyrimin të garantojnë një periudhë pushimi për punëmarrësit. Lidhur me lejen e lindjes, në Kod është propozuar ndryshimi që i jep të drejtën të dy prindërve të gëzimit të lejes së përkujdesit për fëmijën e sapolindur. Prindërit, tani mund të marrin dyfishin e raportit mjekësor pushim, për fëmijët deri në moshën 6 vjeçare kanë të drejtë të marrin leje të papaguar jo më pak se katër muaj. Më konkretisht 63 ditë pas lindjes së fëmijës, prindërit kanë të drejtë të marin dy orë leje në ditë të paguar. Pra, mund të punojnë gjashtë orë dhe të paguhen për tetë orë.Pjese e ndryshimeve ne kod është edhe kontrata e punës që bëhet vëtëm me shkrim .Ministria e mirëqënies sociala me anë të këtyre ndryshimeve ju krijon mundësi të rinjve të punojnë në distance duke kryer punë nëpërmjet kompjuterit .Nxënësit e arsimit profesional në kohën që kryejne praktikën pranë një subjekti tashmë do të paguhen .Te gjitha keto ndryshime synojne mbrojtjen nga diskriminimin në pune si dhe rritjen e sigurise bazuar në parametra europiane .

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR: KETI BAZHDARI NUK KA INFORMACIONIN E DUHUR
Artikulli tjetërZGJEDHJET 2015, BASHKIA SHKODËR 4 KZAZ