Data 1 qershor përveçse do jetë dita e hapjes së sezonit turistik do të jetë dhe fillimi I kontrolleve të gjithë bizneseve nga inspektorët e hetimit tatimor në zonat turistike.

Këtë e konfirmon Drejtori I Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër Hysen Hysaj.

Kontrollet do të vijojnë tek ato subjekte që paraqesin rrisk të evazionit fiskal, mosdeklarimi i punonjësve, blerjeve, shitjeve, si dhe moslëshim të kuponit tatimor.

Ndërkohë Drejtori Hysaj bën me dije se cdo biznes do të verifikohet përmes sistemit online dhe më pas do jetë do jenë grupet e hetimit ato që do shkojnë në vendbiznes dhe do të marrin masat përkatëse.

Por kontrollet nuk do kenë qëllim vetëm të zëjnë në gabim subjektet por ti orientojnë ato të jenë në zbatim me ligjin.

Artikulli paraprakKOMPENSIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËR PENSIONISTËT
Artikulli tjetërKONFEDERATA PROTESTON ME 1 MAJ