Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë për në datën 1 Maj paralajmëron protesta për për mbrojtjen dhe zgjidhjen e të drejtave të punëtorëve.

Protesta do të fillojë në ora 10 tek ushtari i panjohur në Kryeqytet. Kësaj proteste do ti bashkangjiten edhe anëtarët e konfederatës së sindikatave për qarkun Shkodër.

Kështu shprehet kreu i saj Fatmir Smajli sipas të cilit kërkesat e tyre kryesore jane përmirësimi kushteve dhe sigurisë në punë nga ana e sipërmarrësve të kompanive të ndryshme

Kreu i konfederatave Smajli është ndalur edhe tek kushtet e punës dhe pagat e punonjësve të fabrikës “FG Shoes” në zonën e Fermentimit me pronar Fehmi Golemi, ku punonjësit pak muaj më parë u ngritën në protestë për mos marrjen e pagave kushtet e vështira dhe abuzimi me ta në këtë ndërmarrje.

Sipas Smajlit kjo kompani pas kontrolleve që janë ushtruar nga inspektoriati i punës ka krijuar kushtet të favorshme për punëtoret ku , pritet të ndërtohet edhe një mencë ,ndërsa është zgjidhur problemi me pagat përfundimisht

Smajli është ndalur edhe tek kushtet e punës në kompani dhe ndërmarrje të vecanta duke vlerësuar disa prej tyre, ndërsa tha se shumica e ndërmarrjeve nuk plotësojnë kushtet minimale duke nisur nga mungesa e tualeteve apo aspirimit.

 

Artikulli paraprakME 1 QERSHOR, TATIMET KONTROLL NË ZONAT TURISTIKE
Artikulli tjetërTRAFIKU, “PARALIZON” ZJARRFIKËSIT