Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, reagon pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në konferencën e parë kombëtare të antikorrupsionit, teksa shkruan në “Facebook” se “Shqipëria është sërish vendi më i korruptuar”.

Sipas deputetes Tabaku, Rama sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë.

Postimi i Tabakut:

Edhe sërishmi Shqipëria është vendi më i korruptuar

Mbreti i sajesave, Edi Rama, sot ka organizuar një tjetër lloj spektakli për t’i treguar shqiptarëve se ne nuk jemi vendi më i korruptuar në Europë.

I njëjti njeri që e quajti raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit si të “pavlerë” dhe që ishte “copy-paste” u foli sot qytetarëve për betejën e tij kundër korrupsionit.

Ironike po të mendosh që sot një ish ministër, një deputet dhe drejtorë të lartë janë të arrestuar as më shumë e as pak por për korrupsion të nivelit të lartë.

Akoma më ironike po të mendosh se lista e atyre që duhet të përfshihen në grupin e strukturuar kriminal duhet të zgjerohet edhe më shumë me ministra dhe kryetarë bashkie.

Por, kryeministri mendon ta fshehë kokën pas spektaklit dhe sajesave dhe riprodhon arritje imagjinare a thua se problemi jonë është korrupsioni në sportele.

A mos vallë 430 mln euro për 3 inceneratorët që ende sot paguhen është korrupsion i sporteleve?

A mos vallë thuajse 8 mld euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit janë pasojë e korrupsionit në sportele?

1 në 3 tendera jepen pa garë ndërsa pjesa tjetër e tenderave jepet me një paracaktim aq të qartë saqë është bërë normë korrupsioni në tenderat publikë.

Parlamenti është kthyer në një noter të ligjeve me porosi dhe kalohet çdo nismë ligjore që i ofron parà qyl nga taksat e shqiptarëve oligarkëve të përhershëm.

Vetëm mbreti i sajesave mund të mendojë kështu!

Të parët për korrupsion falë qeverisë më të korruptuar në histori! Prandaj sot nga drejtësia e re pritet më shumë, pasi në të vërtetë korrupsioni sot është gangrena e Shqipërisë pasi është në nivelin e elitës qeverisëse.

Këtë korrupsion e ndalon vetëm ndërhyrja e fortë dhe imediate e drejtësisë si dhe vullneti politik që qartësisht mbretit të sajeve i mungon.

Prandaj sido të spërdridhet dhe sado të flasë apo dhe teorizojë kundër korrupsionit nuk mund të besohet, njeriu kryefajtor prej të cilit bashkëfajtorët e tjerë të korrupsionnit livadhisin sot të qetë në xhepat e çdo shqiptari.

Artikulli paraprak“DUHET TË THEMI MJAFT MË ME KORRUPSIONIN!”, FLET AMBASADORJA YURI KIM
Artikulli tjetërULSI MANJA: JA TRE REZULTATET KONKRETE TË REFORMËS NË DREJTËSI! GATI TË SHTOJMË BUXHETIN PËR SPAK, NËSE…!