Kreu i SHÇBA në Athinë:Hetime të përbashkëta për policët e korruptuar

Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj është takuar në Athinë me homologun grek Anastasios Anastasakos.Në qendër të bisedës ka qënë shkëmbimi i informacionit dhe hetimet e përbashkëta . Në qendër të diskutimeve gjatë takimit të dy delegacioneve ka qenë forcimi i bashkëpunimit midis dy shërbimeve të kontrollit të brendshëm të policisë, shkëmbimi informacionit dhe hetimi i rasteve të përbashkëta. Gjatë takimit Drejtori Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Eduart Merkaj, njohu homologun Anastasakos me disa nga arritjet e SHÇBA. Një pikë e rëndësishme ku të dy drejtuesit e shërbimeve ranë dakord gjatë takimit ka qenë intensifikimi i hetimeve të përbashkëta për punonjësit e policive të përfshirë në afera korruptive në pikat kufitare që lidhin të dy vendet. Në fokus të takimit ka qenë edhe shkëmbimi i eksperiencave, si dhe zhvillimi i trajnimeve për oficerët e të dy shërbimeve.

Artikulli paraprakTURISTËVE SUEDEZË, ITALIANË E BELGË U FIKET GOMONIA NË MES TË DETIT
Artikulli tjetërSHQIPTARËT HYJNË NË BRITANI ME TRAGET NGA SPANJA