Situata e COVID-19 ka përkeqësuar gjendjen e mediave shqiptare shprehet Aleksandër Çipa, kryetar i unionit shqiptar të gazetarëve, qofshin ato kombëtare por edhe lokale. Problemet kryesore janë reduktimi i vendeve të punës, vonesat në paga apo edhe rënia e reklamave.

Presioni i qeverisë ndaj disa mediave nga qeveria shqiptare është një fenomen negativ shprehet Çipa ndërsa thotë se në këtë situatë e vetmja gjë pozitive është shtimi i mediave online vitet e fundit.

Ashtu si gjithë sektorët e tjerë edhe mediat në Shqipëri po përballen me një sërë problemesh, një pjesë e të cilave janë të trashëguara prej 30 vitesh dhe nuk gjejnë zgjidhje pavarësisht shumë nismave apo edhe disa ligjeve të përmirësuara.

Artikulli paraprakSHBA DHURON PAJISJE PËR DOGANËN E KAKAVIJËS, AMBASADORJA YURI KIM: MBROJTJA E KUFIJVE, E RËNDËSISHME PËR SIGURINË RAJONALE DHE SOVRANITETIN
Artikulli tjetërQEVERI NDRYSHE NË SHTATOR? VELIAJ NUK E MOHON: DO TË SHIHNI FYTYRA TË REJA NË NIVEL DREJTUES, DJEM E VAJZA DO TË MARRIN PËRGJEGJËSI