Ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër kanë shqetësuar anëtarin e këshillit bashkiak në këtë qytet Andi Halluni. Në mbledhjen e këshillit të zhvilluar këshilltari Halluni tha se Shkodra është kthyer në një qytet të frikshëm dhe se sipas tij kjo situatë kriminale ka qene e tillë vetëm në vitin 1997 kjo nisur nga krimet e rënda të njëpasnjëshme që kanë përfshirë këtë qytet.

Këshilltari Halluni kërkoi që në mbledhjet e ardhshme, të vijë në këshill drejtori i policisë vendore të Shkodrës për të dhënë sqarime se çfarë mund të bëhet për të ulur numrin e këtyre krimeve të rënda me vrasje, djegie mjetesh, grabitje e të tjera.

Më diskutimet e lira një prej problemeve që u ngrit është mungesa e një transporti urban efikas aq më tepër që nga rritja e çmimit të karburantave tha anëtarja e këshillit bashkiak Jona Leqejza duke kërkuar zgjatim të linjës urbane deri në njësinë Rrethina.

Një tjetër temë e diskutuar është çështja e hapësirave publike në pedonalen “Kolë Idromeno”. Këshilltari Erjon Metushi kërkoi të dijë se cili është projekti i bashkisë pas lirimit të hapësirave publike sepse po dëmtohetn subjektet ndërsa mori përgjigje nga nënkryetari i bashkisë Tonin Dedaj.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, KËSHILLI KALON ISH-KONVIKTIN E VETERINARES
Artikulli tjetërSHKOLLA E MESME “NDRE MJEDA” ZHVILLON DITËT E HAPURA