Në portet europiane situata po përkeqësohet për shkak të kërkesës së lartë për importe qymyri si pasojë e krizës energjetike.

Mediat e huaja shkruajnë se më shumë se 9000 porte dhe terminale , anijet janë të mbipopulluara dhe zinxhiri i furnizimit është ndërprerë.

Kjo vjen si pasojë e krizës energjetike e shkaktuar nga politika ruse për furnizimin me gaz natyror në Europë.

“Pandemia na ka mësuar se zinxhirët e furnizimit janë të brishtë. Kur ndodh bllokimi, ai krijon mungesa të mallrave dhe lëndëve të para, nxit inflacionin dhe lidh papritur sasi të mëdha të kapitalit të qiramarrësve,” tha Peter Williams, analist i Fluksit Tregtar, VesselsValue.

 

 

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakNDIHMA PËR FERMERËT, RAMA: MBËSHTETJA VIJON ME NAFTËN FALAS, DO SHPËRNDAHEN KARTA EDHE PËR 9000 TË TJERË
Artikulli tjetërFUNERALI I ELIZABETH II ÇON NË QIELL ÇMIMET E HOTELEVE TË LONDRËS