Kriza politike – Dy orë diskutime në Kryesi, Rama dhe Basha takim kokë më kokë

Ka përfunduar tryeza e krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për ti dhënë fund krizë politike. Burime bëjnë me dije se palët kanë pranuar paketën McAllister +. Pas takimit gjithëpërfshirës, në të njëjtën sallë po zhvillohet një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe kryepopozitarit Lulzim Basha. Deputetja e LIBRA-s, Mimoza Hafizi tha se diskutimet vijojnë për datën e zgjedhjeve. “Ka diskutime për datën e zgjedhjeve, ne pranojmë çdo datë mjafton që të përmirësohen standartet zgjedhore”. Rama i kërkon Bashës takim kokë më kokë Burime nga tryeza e diskutimeve bëjnë me dije se Rama i ka kërkuar Bashës takim kokë më kokë. Nuk dihet nëse ky takim do ndodhë sonte apo nesër.

Artikulli paraprakRAMA NË KRYESINË E KUVENDIT, DËGJON BASHËN TEKSA FLET PËR GAZETARËT
Artikulli tjetërKRIZA POLITKE, VASILI: ZGJEDHJET ME 16 KORRIK