Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga posti që mban.

Abazoviç kryeministri i Qeverisë së Malit të Zi, i ftuar në emisionin Naçisto, në Televizionin Vijesti. tha se është i gatshëm ta bëjë këtë pas rezultatit të procesit të zgjedhjeve të organeve të drejtësisë.

A i ka bërë i thirrje Kuvendit të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

“Të gjithë, duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zbardhjen e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese, të gjyqësorit… le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi, epo, le të shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, rindërtim apo ndonjë. model tjetër. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e mi nga demokratët, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse ka kohë… jam gati të jap dorëheqje”, tha Abazoviç.

Më tej Abazoviç tha se gjithë jetën e tij politike ia kushtoi pajtimit.

“Kjo është agjenda ime dhe për këtë çdo ditë jam i ekspozuar ndaj ngacmimeve mediatike, nga portale dhe njerëz që kanë diçka fashiste në to”, tha Abazoviç.

Ai shtoi se askush nuk është më i rëndësishëm se Mali i Zi.

“Dhe këtë rol, të cilin e pranova nga një situatë komode në Qeverinë e kaluar, e pranova që ta ndihmoj vendin të ecë përpara dhe jam gati të bëj çdo sakrificë sërish, por që do të thotë se Mali i Zi do të ecë përpara”.

Abazoviç është kritikuar shumë kohëve të fundit nga partitë në Mal të Zi, edhe nga partnerët qeveritarë.

Artikulli paraprakKRIZA E BLEGTORISË, ÇOBANËT PO SHESIN BAGËTITË DHE LARGOHEN NË EMIGRACION NGA MUNGESA E SUBVENCIONEVE
Artikulli tjetërITALI, ‘SUPER MARIO’ DORËHIQET, POR PRESIDENTI I GRIS LETRËN: DUHET QEVERI E FORTË