Në prag të mbledhjes së Kryesisë së PS, askush nga kryebashkiakët socialistë nuk e di se çdo të ndodhë me të në zgjedhjet e 14 majit, nëse do të propozohen sërish nga partia socialiste, apo do të hapin krahun.

Burime nga Partia Socialiste bëjnë të ditur se asnjë prej kryebashkiakëve aktualë nuk ka marrë ndonjë konfirmim nga kryeministri apo drejtuesit politikë të qarqeve përpara se ta mësojnë vendimin në mbledhjen e Kryesisë.

Pak javë më parë kryeministri Rama nisi një tur takimesh nëpër Shqipëri ku me fjalimet e tij la të kuptohej se cilët prej kryebashkiakëve aktualë do të rikandidojnë apo ata që nuk do tu besohet një tjetër mandat, por zyrtarisht të gjithë duhet te presin mbledhjen e Kryesisë që nis në orën 19:00, por nuk dihet se kur do të përfundojë.

Artikulli paraprakPËRFUNDON MBLEDHJA E ALIBEAJT ME 17 KANDIDATËT E PD-SË PËR ZGJEDHJET VENDORE, NISIN DISKUTIMET NË KRYESINË E PARTISË
Artikulli tjetër24-VJETORI I GJENOCIDIT SERB, PRESIDENTJA OSMANI: S’MUND TË KETË PAQE E STABILITET PA DREJTËSI PËR KRIMET E BEOGRADIT