Në plazhin e Velipojës prej 26 vitesh organizohet kampi veror i projektit Shpresa, për fëmijët me aftësi të kufizuara. Nisëm që shërben jo vetëm për të kaluar pushimet e verës, por edhe për mundësi të reja socializimi dhe integrimi në shoqëri të këtyre personave.

Bashkia Shkoder është një prej institucioneve që e mbështet organizimin e këtij kampi dhe kryebashkiaku Bardh Spahia zgodhi që të kalojë disa orë në shoqërinë e këtyre personave. Duke vlerësuar punën e bërë, Spahia theksoi se vemendja e tij personale dhe institucionit që drejton do të jetë maksimale ndaj kësaj shtrese.

Edhe drejtuesi i projektit “Shpresa” Luigj Mila, duke falenderuar kryetarin e bashkisë Spahia për interesimin e treguar, shprehu besimin se në të ardhmen projekte edhe më të rëndësishme do të zbatohen për këto persona.

E veçanta e këtij kampi veror është se çdo vit bashkon vullnetar nga e gjithë bota, që vijnë të japin kontributin e tyre dhe bashkëndajnë përvoja në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakPOSTRIBË, PS ZHVILLON DËGJESËN E RADHËS PËR DREJTUESIT
Artikulli tjetërPA U BËRË MUAJI SHITËSIT AMBULANTË RIKTHEHEN NË RRUGË