Kryetari i Bashkisë Bardh Spahia përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ vlerëson punën e Orkestrës Simfonike të Shkodrës e cila dhuroi një mbrëmje emocionuese në teatrin “Migjeni”.

POSTIMI I PLOTË

Një premierë që do të mbahet mend gjatë dhe një rikthim pas 32 vitesh siç i ka hije Shkodrës. Orkestra Simfonike e Shkodrës nën drejtimin e maestro Jetmir Barbullushit na dhuroi një mbrëmje emocionuese në teatrin “Migjeni”.

Kryeveprat e kompozitorëve shkodranë erdhën aq bukur të interpretuara nga artistët pjesëmarrës dhe kori polifonik “Prenkë Jakova” me drejtues Gjon Shllakun.
Mirënjohës artistëve dhe publikut të Shkodrës që kanë ditur gjithmonë ta lartësojnë emrin e qytetit tonë, kryeqendër e artit dhe kulturës shqiptare. Jam i bindur se të tjera projekte të bukura na presin në vazhdimësi nga Orkestra Simfonike🎼🎶

Artikulli paraprakDEPUTETË TË KOMISIONEVE PARLAMENTARE SHQIPËRI E KOSOVË TAKOHEN NË MINISTRINË E ARSIMIT
Artikulli tjetër“NUMRI MESATAR I LINDJEVE MË I ULËTI NË RAJON”, META TRYEZË PËR FAMILJEN