Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me qytetarët në Elbasan. Në fokus të këtij takimi qëndronte familje, ndërsa ka shpalosur edhe programin që sipas tij do t’i vijë në ndihmë familjeve shqiptare. Meta theksoi se Elbasani është qarku i dytë më i varfër në Shqipëri.

“Elbasani ka përjetuar fatkeqësinë e treguesve socialë si asnjë qark tjetër dhe është sot qarku i dytë më i varfër në Shqipëri. Ndërkohë është vetëm 15 minuta larg nga Tirana dhe është një vend i bekuar dhe me tradita të jashtëzakonshme”, tha Meta. Gjithashtu Meta theksoi se qyteti ka pasur një ulje të madhe të numrit të lindjeve, duke theksuar se nëse nuk merren masa situata do të bëhet edhe më alarmante.

“Gjendja e varfër i ka tronditur shumë familjet elbasanase. Ne jemi një vend pa shpresë dhe pa të ardhme. Numri mesatar i lindjeve është nga më të ulëtat sot në rajon, dhe kemi numrin më të lartë të vdekshmërisë. Kjo tregon nivelin skandaloz të kujdesit të shëndetit”, tha ndër të tjera Meta.

Artikulli paraprakKRYETARI BARDH SPAHIA VLERËSON KONCERTIN E REALIZUAR PAS 32 VITESH NGA ORKESTRA SIMFONIKE
Artikulli tjetërTAKIMET ME KRERËT E SHTETIT SHQIPTAR, ESCOBAR: 14 MAJI I RËNDËSISHËM, KANDIDATËT TE JENË ME INTEGRITET TË LARTË