Në kuadër të festimeve të 28 nëntorit, janë kryer nderime edhe pranë shtatores së patriotit Luigj Gurakuqi por politika dhe drejtuesit në Shkodër patën një ndasi pasi munguan përfaqësues të pushtetit vendor të cilët kanë dërguar thjeshtë një kurorë me lule herët në mëngjes pa qenë vetë të pranishëm dhe kjo ndodh prej 3 vitesh. 2018-ta ishte viti i fundit kur e gjithë politika bashkë vendosnin kurora me lule në buste e memoriale në Shkodër. Në këtë mënyrë Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër dhe drejtues rajonal, përfaqësues të PS, përkujtuan të vetëm figurën e Luigj Gurakuqit i cili dha një kontribut të madh për shtetformimin dhe kombin shqiptar.

Ashtu si gjithmonë 29 nëntori që përkon me Çlirimin e Shqipërisë nuk festohet nga bashkia Shkodër pasi cilësohet si një datë e zezë e historisë së Shqipërisë por ndryshe mendon kryetari i LANC Llazani i cili thotë se në këtë rast kur pushteti vendor nuk festoon 29 nëntorin, kjo duhet të jetë një çështje penale…

Përkujtimi i figurave historike dhe datave të rëndësishme kërkohet të jetë i përvitshëm për të edukuar edhe brezat e rinj me historinë e Shqipërisë siç ishte një ndër mesazhet që dha kryetari i LANÇ në ceremoninë e mbajtur në kuadër të festave të Nëntorit.

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, QYTETARËT: SHKODRA PA ATMOSFERË (VIDEO)
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET 109 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË (VIDEO)