Qytetit të Shkodrës i mungon atmosfera e festave të Nëntorit. Kështu i kanë cilësuar qytetarët shkodranë organizimet e bëra nga bashkia Shkodër në kuadër të festës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë.

Gjatë javës së fundit, ku janë organizuar një sërë aktivitetesh në ambjente të mbyllura, qytetit të vetvetet i ka munguar atmosfera dhe gjallëria që falin festat e Nëntorit. Qytetarët thonë se së paku duhet të ishin vendosur flamuj në hyrje të qytetit, në sheshe e rrugët kryesore, jo vetëm në dy pedonalet. Ndërkohë një tjetër qytetar kthen vëmendjen edhe tek angazhimi personal i shkodranëve.

Vitet e fundit ka patur një neglizhencë të madhe të treguar nga ana e institucioneve përkatëse për vendosjen e flamujve kombëtar, simbol të festave të Nëntorit në rrugët dhe sheshet kryesore. Të vetmet rrugë ku janë vendosur ka qenë pedonalja “Kolë Idromeno” dhe sheshi përballë bashkisë.

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT SHTOJNË FLUKSIN E LËVIZJEVE NË MURIQAN (VIDEO)
Artikulli tjetërKRYETARI I LANÇ: MOSRESPEKTIMI I 29 NËNTORIT ÇËSHTJE PENALE (VIDEO)