Shkodra ka festuar 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në këtë 28 nëntor. Në qendër të qytetit, në sheshin përpara bashkisë Shkodër u zhvillua ceremonia e ngritjes së flamurit në shoqërimin e bandës frymore dhe himnit të flamurit…

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se Pavarësia është një ditë që bashkon shqiptarët ndërsa tha se pavarësisht problemeve të tranzicionit 30 vjeçar, shqiptarët kërkojnë të bëjnë hapa para. Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se Pavarësia e Shqipërisë është festa më e bukur për shqiptarët dhe festa e flamurit duhet të shërbejë si moment reflektimi. Një mesazh dha edhe kryetarja e këshillit të bashkisë Shkodër Brisela Kadija në 109-vjetorin e Pavarësisë…

Përveç drejtuesve vendor e rajonal në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Shkodër morën pjesë edhe përfaqësues të komuniteteve fetare dhe qytetarë të ndryshëm të Shkodrës.

Artikulli paraprakKRYETARI I LANÇ: MOSRESPEKTIMI I 29 NËNTORIT ÇËSHTJE PENALE (VIDEO)
Artikulli tjetërSHKODËR, RINOVOHET BUSTI I PASHKO VASËS, FAMILJARËT BOJKOT (VIDEO)