Kthehen azilkërkuesit – Gjermania deportoi 2000 shqiptarë në gjashtë mujorin e parë 2017

Plot 2000 shtetas shqiptarë janë deportuar nga Gjermania përgjatë gjysmës së parë të vitit 2017 pas refuzimit të kërkesës për azil. Shifrat bëhen me dije në mediat gjermane. Në këtë drejtim nuk mbetet pas as Kosova me 1600 persona të riatdhesuar. Vetëm të martën nga qyteti Sachsen-Anhalt u kthyen me avion drejt Shqipërisë dhe Kosovës një grup prej 61 azilkërkuesish. 26 prej tyre mësohet se kishin qëndruar në Sachsen-Anhalt, ndërsa pjesa tjetër u dëbuan nga Thüringen, Mecklenburg-Vorpommern dhe Schleswig-Holstein. Një zëdhënëse për administratën shtetërore deklaroi se deportime të tilla kryhen rreth një herë në muaj. Siç njoftoi qeveria federale të hënën, Shqipëria dhe Kosova jashtë aktualisht shtetet ku shumica e azilkërkuesve janë deportuar.

Artikulli paraprakMPJ DËNON SULMIN, BUSHATI: AKT BARBAR, SHQIPËRIA PRANË SPANJËS
Artikulli tjetërTERROR NË BARCELONË: 13 TË VDEKUR DHE 80 TË PLAGOSUR, DY TË ARRESTUAR