MPJ dënon sulmin, Bushati: Akt barbar, Shqipëria pranë Spanjës

Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër aktin terrorist në Barcelonë me pasojë humbje jete dhe plagosjen e dhjetëra vetëve. Përmes një deklarate për mediat, Ministri Bushati e dënoi në termat më të ashpër këtë akt barbar duke shprehur solidaritetin për qëndresën e popullit spanjoll, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave. “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah Spanjës e vendeve mike dhe aleate në luftën kundër terrorizmit” thekson Bushati. Ambasada e RSH-së në Madrid njofton se deri tani nuk evidentohen shtetas shqiptarë mes viktimave. Shtetasit shqiptarë në Barcelonë janë të lutur të shmangin vendin e aktit terrorist dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale. Ambasada është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Madrid është +34667673333.

Artikulli paraprakLASHTËSIA SHQIPTARE NË MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR
Artikulli tjetërKTHEHEN AZILKËRKUESIT – GJERMANIA DEPORTOI 2000 SHQIPTARË NË GJASHTË MUJORIN E PARË 2017