Dita e sotme do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare të cilat do mbizotërojnë në të gjithë vendin.

Pasditja do të sjellë shtim të vranësirave në skajin verior- veriperëndimor duke rrezikuar reshje të pakta, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C në 15°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Artikulli paraprakANXHELA PERISTERI ME ‘KARMA’ ÇON SHQIPËRINË NË EUROSONG 2021
Artikulli tjetërTË DHËNAT E INSTAT: PO IKËN RINIA, 46% E EMIGRANTËVE JANË NËN 40 VJEÇ