Shkrimtari i madh shkodran që i shkroi Shqipërisë së rënë me kry në hi, duke kërkuar retorikisht edhe fajtorët, sot 125 vite pas vdekjes duket se të njëjtën pyetje do ta bënte për shtëpinë e tij.

Me një histori 300-vjeçare, shtëpia muze e Pashko Vasës nuk është në ditët e saj më të mira. Edhe pse degë e Lidhjes së Prizrenit, kjo nuk duket arsye bindëse që shteti të vërë dorë mbi të për ta restuaruar apo për ta futur në hartën e turizmit. Një shqetësim të tillë e ngriti edhe studiuesi Pjetër Logoreci, gjatë promovimit të një ekspozite në këto ambiente.

Të gjitha elementët e kësaj shtëpie si dyert, dritare, çardaku apo tavani janë të ndërtuara sipas stilit origjinal shkodran, kryesisht në dru. Duke shpresuar që institucinet të mos krijojnë edhe për këtë monument kulture një top përgjegjësie që rëndom e pasojnë nga njëri tek tjetri, kërkohet ndëryhrje e menjëhershme pas se të jetë vonë.

Artikulli paraprakE PËRDITSHMJA E SHKODRËS SË DIKURSHME
Artikulli tjetër“LISTA E ZEZË” REAGON KRYEMINISTRI RAMA