Veriu i vendit është mbuluar nga dëbora që ra ditët e fundit duke sjellë përpos bukurisë edhe problemet sidomos me qarkullimin, pasi disa fshatra kanë probleme me lëvizjen duke u izoluar.

“ABC” sjell një video të një qytetari që punon në Velisht të Tropojës. Në mungesë të ndërhyrjes nga autoritetet vendore, 64-vjeçari ka kapur vetë lopatën për të pastruar dëborën, ndërsa akuzon bashkinë për paaftësi dhe indiferencë.

“Unë në moshën time 64-vjeç burrë kam ardhur nga Tirana. Kam dy vite që punoj kuzhinier në një biznes në Bjeshkët e Tropojës. Dal hap rrugën që biznesi mos falimentojë pa na ardhur njerëzit. Klientela. Këtu është pikë turistike, me këto rrugë nuk vijnë dot sepse është normale, vetëm me tank me ardhur.

Nuk kemi ndihmë nga bashkia e Tropojës për 4 km rrugë. Pavarësisht kërkesave që kemi dërguar nuk reagojnë. Të dal të bëj detyrën e kuzhinierit, por të dal të hap edhe borën është e vështirë. Për moshën që kam, larg qoftë të na ndodhë ndonjë fatkeqësi si do të shkosh në spital? Nuk shkon dot.

Kam që në 30 nëntor me bërë vaksinën e dytë nuk shkoj dot sepse nuk zbret makina dot. Kujt ti lutem, bashkia është shumë indiference, as na ndihmon, as shikon, na kanë kthyer kurrizin. Kaq të paaftë janë këta” shprehet ai.

 

Artikulli paraprakROVERI I NASA-S BËN ZBULIMIN HISTORIK NË MARS
Artikulli tjetërPRESIDENTI: E DI SESI ËSHTË TË KESH NJË KARRIGE BOSH RRETH TRYEZËS SË KRISHTLINDJEVE