1.Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim: -F. Dodaj, 25 vjeç, banues në fshatin Bushat, njësia administrative Bushat, bashkia Vau Dejës, Shkodër.
Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Shkodër me shkresën nr.Ekstra, datë 10.11.2015, pasi me datë 09.11.2015, është konstatuar vjedhje e një arme gjahu (çifte) në banesën e shtetasit Gj. D., me banim në Bushat, Shkodër, e cila është gjetur në banesën e shtetasit F.Dodaj. Kapja e këtij shtetasi u bë sot nga shërbimet e Stacionit Policisë Bushat, në fshatin Bushat, Shkodër. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes”, neni 134 i Kodit Penal.
—- — —–
2.Fillojë Procedimi Penal në gjendje të lirë për shtetasin: -A. G. 40 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas është proceduar sot sepse ka bërë kallëzim penal bashkëshortja e tij shtetësja S. G. 29 vjeç, me banim qyteti Shkodër, se bashkëshorti i saj A. G. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Dhunë në familje”, neni 130/a i Kodit Penal.
—– —— ——–
3. Nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar të Drejtorisë Vendore Policisë Shkodër.
Filloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit :
-A. K., 46 vjeç, me banim në Shkodër,
-B. L., 59 vjeç, me banim në fshatin Jubicë, njësia administrative Qendër Koplik, rrethi Malësi e Madhe.
Proçedimi ndaj tyre filloi sepse sot rreth orës 10.00, shtetasi A. K. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit Policisë Malësi e Madhe në rrugën nacionale Koplik – Shkodër, në vendin e quajtur Vrakë , duke transportuar mjetin e tij tip Mercedez Benz 200, një sasi peshku të llojit “Sharmak” dhe “Karas “gjithsejt 120 (njëqind e njëzet) kilogram, për të cilin ky shtetas nuk dispononte dokumentacion tatimor, peshkun e kishte blerë tek shtetasi B. L., në vendin e quajtur fshati Jubicë Malësi e Madhe.
Sasia e peshkut është zënë nga shtetasi B. L. në liqenin e Shkodrës në vendin e quajtur Jubicë, Malësi e Madhe, ku ky shtetas është i regjistruar si peshkatar.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, neni 180 i Kodit.Penal.