Klubi njofton se nga sot Alsid Tafili nuk do të vijojë të jetë pjesë e skuadrës së Partizanit në pjesën e mbetur të Kampionatit.

Mesfushori 28 vjeçar, i cili u bashkua me 15-të herë kampionët e vendit në fillim të këtij sezoni, ka vendosur të ndërpresë me konsensus bashkëpunimin me Partizanin. Klubi falenderon Alsid Tafilin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij futbollistike. 

Futbollisti Alsid Tafili duke qënë i lirë shihet shumë afër K.F Vllaznia dhe mesa duket pritet vetëm firmojsa e kontratës me këtë ekip.

Artikulli paraprakLU: DREJTËSIA PARËSORE PËR SHBA-TË. EKZISTOJNË DISA LIDHJE MES POLITIKËS DHE KRIMIT
Artikulli tjetërTAFILI I VLLAZNISË, SHKODRANI NIS STËRVITJEN ME SKUADRËN