Për një kohë të gjatë Ledri Vula është përfolur në media dhe rrjete sociale për lidhjen me vajzën e ish-prokurorit Theodhori Sollaku, Adela Sollakun.

Foto të të dyve që qarkullonin në rrjete sociale sollën spekulime se në horizont kishte diçka më shumë se thjesht shoqëri. Vetë reperi e konfirmoi diçka të tillë dhe në një intervistë të publikuar në numrin e fundit të revistës “Story” e cilësoi si ‘madhështore, zor të përshkrueshme me fjalë të tjera’. 29-vjeçari, i pyetur nëse martesa bën pjesë në planet e tij, u përgjigj: “Kur t’i vijë, kismet.” Megjithatë disa muaj më parë u publikua një foto ku çifti shfaqej pranë prindërve të reperit , gjë që na bën të mendojmë se gjërat janë bërë serioze!