Risitë teknologjike na surprizojnë dita ditës, i tillë është edhe ekrani i televizorit që mund të lëpihet, për të provuar shije të ndryshme ushqimesh.

Ekrani që mund të shijohet është krijuar nga një profesor japonez,shkruan Reuters. Pajisja quhet “Taste-the-TV” ( shijoni televizorin).

Profesori Homei Miyashita i Universitetit Meiji, sugjeroi se ekrani mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierë në distancë. Ai tha se nëse televizori prodhohet në masë do të kushtojë 875 dollarë.Gjithashtu profesori deklaroi se pajisja është krijuar me qëllimin që njerëzit të krijojnë ndjesinë sikur janë në një restorant në anën tjetër të botës edhe pse me të vërtetë janë në shtëpinë e tyre.

Ai ka nisur bisedimet me disa kompani që kjo teknologji të përdoret për t’i hedhur shije të ndryshme bukës së thekur. Profesori mendon që kjo teknologji mund t’i lidhë njerëzit me botën e jashtme në këtë kohë pandemie. Ai parashikon një botë me “përmbajtje shije” të shkarkueshme, shkruan BBC.

Artikulli paraprakQYTETET QË PO ANULOJNË DHE ORGANIZOJNË FESTAT E MËDHA TË VITIT TË RI
Artikulli tjetërINSTAT: 621 MIJË PERSONA JETOJNË NËN KUFIRIN E RREZIKUT PËR TË QENË TË VARFËR