Për rreth 4-5 ditë banorët e Lëpushës dhe Vermoshit në Malësinë e Madhe qëndruan pa energji elektrike si shkak i defekteve nga moti i përkeqësuar por edhe linjat e amortizuara.
Drejt Lepushës në Malësinë e Madhe janë nisur një grup pune i OSHEE Shkodër për të riparuar defektet dhe për të rikthyer energjinë elektrike atje. Drejtori rajonal i OSHEE Shkodër Armand Zhuka shprehet se po punohet në kushte të vështira atmosferike për rikthimin e energjisë.

Rruga kryesore por edhe akset dytësore që bllokohen nga reshjet e borës në Lepushë dhe Vermosh ndikojnë në punën e grupëve të OSHEE shprehet drejtori Zhuka.

Për një pjesë të Lepushës është rikthyer energjia elektrike nga kjo ndërhyrje e grupeve të OSHEE ndërsa situata mbetet shqetësuese sepse ditët në vijim në rast se reshjet e borës rikthehen atëherë fshatrat atje rrezikojnë të mbesin sërish pa energji elektrike. Punonjësit e OSHEE sipas drejtorit Zhuka do jenë çdo ditë aty për të bërë maksimumin e tyre edhe pse kushtet atmosferike sjellin vështirësi.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, SOFRA E DUKAGJINIT NË TEATRIN “MIGJENI”
Artikulli tjetërKATEDRALJA E SHKODRËS NDEZ DRITAT E PEMËS