FORUMI I TË RINJVE PËR SHKODRËN AKTIVITET FESTIV NË DITËN E PARË TË PRANVERËS. Forumi më i ri i të rinjve në Shkodër dhe për Shkodrën, CATI FOUNDATION YOUTH ka organizuar në ambjentet e pedonales Koli Idromeno, aktivitetin rinor me temëLet’s Spring me Cati Foundation.

Për Ditën e Pranverës aktivistët e forumit,kësaj herëkishin menduar të ofronin për qytetarëtperformanca me artistë të shkollës së muzikës Prenk Jakova, këngëtarë, violinistë, kitaristë, piktorë që ndanë me të gjithë kalimtarët e rastit jo vetëm art, por dhe biseda e buzëqeshje në këtë fillim pranvere në qytet. Në këtë aktivitet që u favorizua dhe nga koha e mirë, ishin të ftuar artistë të njohur të Akademisë së Arteve me Dee Jay, u shfaq njëminiekspozitë pikturash, face – painting, skica të shpejta, pjesë në violinë, kitarë, artistë me numra shpejtësie, lojëra të ndryshme, klouna për fëmijët, si dhe u shpërndanë buqeta me lule dhe u mbollën lule të reja. Me këtë ide fondacioni synon tënxisë pjesëmarrjen aktive të rinisë dhe qytetarëve në aktivitetet kulturore dhe sociale të metropolit kulturor Shkodër, duke promovuar në plan të parënjë ndryshim pozitiv për vetë qytetin. Rrjeti rinor synon të evidentojë talentetë reja nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të të rinjve në debate, shkëmbim të eksperiencave dhe informacion, çfarë rrit dhe mundësitë për tregun e punës.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/gyv9hw1y_1M?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMANDATET PËR DOSHIN DHE FRROKUN, ASNJË VENDIM SHTYHET TË HËNËN
Artikulli tjetërNIS FESTIVALI FOLKLORIK I VAU DEJËSIT