Me 23 vota pro përfshire dhe të disa përfaqësuesve të opozitës dhe 7 kunder, Këshilli Bashkiak i Lezhës miratoi buxhetin e vitit 2024, i cili kap vleren e 18.6 miliard lekeve të vjetra, ku 36% do të shkoje për pagat 24 % për mallra dhe shërbime dhe pjesa tjeter për investime, kryesisht në infrastrukture.Teksa foli para këshilltareve kryebashkiaku Pjerin Ndreu tha se ky është buxheti më i madh i të gjitha viteve më përpara.

Nga ana tjeter, përfaqësuesja e Partisë Demokratike Alfrida Marku tha se ky buxhet nuk reflekton problemet kryesore të banoreve të Lezhës.

Referuar buxhetit të vitit 2024 mbi 5 miliard lek do të investohen për përmiresimin e infrastruktures rrugore në zonat rurale, ndërsa sërish nuk është parashikuar të ndërhyet në qytet, pasi bashkia është në pritje të nisjes së investimit për sistemimin e kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza financim i KFV Gjermane.

Artikulli paraprak“ARBËRESHI SHKODRAN LEONARDO DE MARTINO”
Artikulli tjetërVLLAZNIA, PREMIO PËR FITOREN NË “KLASIKE”